02 Maj 2024

KMDLNJ: I palejueshëm linçimi publik i të arrestuarve

Prishtinë, 4 prill - KMDLNJ shpreh shqetësimin lidhur me mënyrën e arrestimit të shefit të Taski-Forcës antikorrupsion, Nazmi Mustafi dhe trajtimin e të ndaluarve për ”krime të profilit të lartë”. Sipas KMDLNJ-së, kjo është në kundërshtim me të gjitha dokumentet relevante për të drejtat e njeriut.

”Thuaja të gjitha arrestimet e personave që janë konsideruar si \'\'peshq të mëdhenj\'\' të korrupsionit dhe të krimit të organizuar janë bërë në mënyrë spektakolare dhe janë përcjellë me ndërhyrje joprofesionale të mediave, kryesisht elektronike të cilat kanë qëlluar \'\'rastësisht\'\' në vendin e arrestimit”, konstaton përmes një reagimi KMDLNJ, duke shtuar se ”arrestimet e tilla kanë dëmtuar rëndë dinjitetin e të ndaluarit, shumica e të cilëve pas procesit gjyqësor janë liruar si të pafajshëm, të familjes së tyre duke i komprometuar profesionalisht dhe politikisht”.

Më tej në reagim theksohet se arrestimet e tilla janë komentuar në medie duke intervistuar persona që kanë të bëjnë me rastin dhe të cilët edhe vet kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale.

”Linçimi publik medial, pa përfundimin e hetimeve dhe një vendimi gjyqësor për fajësinë apo pafajësinë e të dyshuarit është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe paraqet presion në gjykata sepse paragjykon fajësinë e të akuzuarit”, thuhet në këtë reagim, duke i akuzuar mediet se marrin rolin e gjykatës.

KMDLNJ kërkon përgjegjësi në të gjitha rastet kur u cenohet dinjiteti i personave të ndaluar, si rezultat i një informimi paragjykues dhe diskreditues! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)