24 Dhjetor 2024

KMDLNJ fton për reagim urgjent ndaj pasojave të vërshimeve

Prishtinë, 23 maj - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë shpreh shqetësimin për gjendjen e familjeve, të cilat pësuan nga vërshimet e ditës së djeshme në Prishtinë.

Nga monitorimi që ky institucion ka bërë, KMDLNj konstaton se dëmet më së shumti janë shkaktuar si pasojë e infrastrukturës së dobët dhe mungesës së mirëmbajtjes.

Vërshimet kanë shkaktuar dëme në Lagjen e Spitalit, në Kodrën e Trimave, Fshatin Shkabaj dhe në disa rrugë të qendrës së qytetit. 

KMDLNj ka ftuar organet e komunës së Prishtinës dhe kompanitë publike që janë përgjegjëse për shëndetin publik,  ujësjellës-kanalizimet, rrymën dhe pastrimin e rrugëve të reagojnë menjëherë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)