KMDLNj: EULEX, mos e pengoni Halit Baranin
Prishtinë, 14 maj - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka deklaruar se nuk është hera e parë që Halit Barani, kryetar i KMDLNj së, Qendra Rajonale në Mitrovicë pengohet gjatë ushtrimit të aktiviteteve në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe ato kombëtare.
Më 11.05.2014 derisa ishte para shtëpisë së tij në lagjen Ilirida në Mitrovicë ishte fotografuar nga policë të EULEX it që ishin me xhip të kaltër dhe me targa EU 2226 duke e shkelur privatësinë e zotit Barani dhe duke shqetësuar atë dhe familjarët e tij. Halit Barani vazhdimisht ishte fotografuar nga policët e Serbisë në veri të Mitrovicës, strukturat paralele në veri dhe rojat e urës.
Në veçanti kryetari i KMDLNj së Q.R në Mitrovicë ishte përcjellur më parë nga policia e UNMIK ut (kontingjenti francez) dhe KFOR i francez.
Sidomos pas ngjarjeve tragjike të shkurtit të vitit 2000 kur u vranë dhe u mbytën 11 shqiptarë dhe boshnjakë dhe dhunshëm u shpërngulën nga Veriu i Mitrovicës afërsisht 13,000 shqiptarë dhe joserbë të cilët pastaj nuk u lejuan të kthehen në pronat e tyre në ndërkohë që banesat, shtëpitë dhe lokalet afariste u plaçkitën dhe u uzurpuan nga strukturat paralele të Serbisë dhe serbët e ardhur kryesisht nga Serbia.
Halit Barani dhe KMDLNj u penguan nga ndërkombëtarët sidomos gjatë ngjarjeve të marsit të vitit 2004 me ç rast, pas veprimeve të dhunshme u vranë 8 qytetarë serbë, 11 shqiptarë ndërsa në lumin Ibër të fshatit Çabër u mbytën (rrethanat nuk u hetuan kurrë) 3 fëmijë shqiptarë.
Gjatë këtyre ngjarjeve mijëra qytetarë serbë u detyruan ti lëshojnë vendbanimet e tyre për shkak të pasigurisë dhe dhunës së ushtruar ndaj tyre.
Pas ngjarjeve të marsit të vitit 2004 hetimet për zbardhjen e këtyre ngjarjeve ishin të njëanshme duke u hetuar vetëm vrasja e serbëve ndërsa nuk u hetua as edhe një rast i vetëm kur u vranë (në dy raste u ekzekutuan) shqiptarët e sidomos u mbyllën në mënyrë ofenduese hetimet për mbytjen e tre fëmijëve shqiptarë në lumin Ibër të fshatit Çabër me arsyetim se: nuk po mund të gjendet qeni që i sulmoi fëmijët të cilët pastaj, për shkak të frikës hyn në lumin Ibër dhe u mbytën! Halit Baranit iu morën fotografitë dhe materialet e KMDLNj së dhe për një kohë u arrestua nga KFOR i francez.
Përcjellja e vazhdueshme dhe pengimi i Halit Baranit mbase bëhet për faktin se ai ofroi fakte dhe këmbënguli në qëndrimin se Oliver Ivanociq është përgjegjës për krime lufte dhe ekzekutimin e civilëve të pafajshëm shqiptarë gjatë luftës dhe dhunës së shkurtit të vitit 2000. Gjithashtu, Halit Barani si drejtues i KMDLNj së, Q.R në Mitrovicë i organizoi disa ekspozita me fotot e viktimave të luftës së fundit, viktimave të dhunës së shkurtit të vitit 2000 si dhe listën e të dyshuarve për krime ndaj civilëve shqiptarë dhe atyre joserbë gjatë luftës 1998 1999 dhe ngjarjeve të vitit 2000 si dhe të vitit 2004.
KMDLNj vlerëson shumë punën e Halit Baranit në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave kombëtare dhe atyre politike dhe tërheq vërejtjen se që nga fillimi i aktivitetit të Halit Baranit (1989) e deri më sot, as policia e Serbisë e as ndërkombëtarët nuk kanë mundur ta përgënjeshtrojnë një informatë apo material tjetër të Halit Baranit dhe KMDLNj që nënkupton se dëshmitë e KMDLNj së nuk mund të vihen në dyshim. Gjithashtu, KMDLNj i përkujton ndërkombëtarët se Halit Barani, si dëshmitar i KMDLNj së (si dhe anëtarë të tjerë të KMDLNj së) ka dëshmuar në procesin kundër Slobodan Milosheviqit para Tribunalit për Krime të Luftës në Hagë.
Prandaj, KMDLNj kërkon nga EULEX të mos e pengojë punën e kësaj organizate për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që vepron në vazhdimësi nga 14 dhjetori 1989 data e themelimit deri më sot por të ndërtojë raporte të bashkëpunimit dhe partneritetit në zbardhjen e krimeve gjatë dhe pas përfundimit të luftës pavarësisht përkatësisë nacionale të viktimave dhe atyre që dyshohen për kryerjen e krimeve.
KMDLNj përkujton opinionin se EULEX i si pasardhëse e policisë së UNMIK ut ka bashkëpunuar me Këshillin në shumë raste të krimeve të luftës prandaj nuk e kupton pse duhet të pengohet Halit Barani!