KMDLNj e dënon sulmin e dhunshëm ndaj Sokol Zogaj!
Prishtinë, 16 gusht - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut është informuar për sulmin brutal ndaj ushtruesit të detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogajt, me ç’rast persona të paidentifikuar i kanë shkaktuar lëndime të rënda për çka është duke u trajtuar në klinikën për emergjencë të QKUK –së.
Sulmin ndaj Zogajt, KMDLNj e konsideron si sulm ndaj institucioneve shtetërore dhe përpjekje për të kontrolluar nga ana e krimit një segment shumë të rëndësishëm siç është Shërbimi Korrektues i Kosovës që po përballet me probleme të shumta pikërisht për shkak të ndërhyrjeve politike.
"KMDLNj kërkon hetime të shpejta dhe vënie para organeve të drejtësisë së atyre që e kryen këtë veprim kriminal si edhe rritjen e sgurisë për ata që drejtojnë institucionet me rëndësi në rastin konkret SHKK", thuhet në një kumtesë të Këshillit.
Sipas KMDLNJ-së, ky sulm është përpjekje për frikësim, inkurajim për kriminelët, shtytje për urdhërdhënësit dhe dekurajim për drejtësnë.