16 Janar 2025

KMDLNj: Dhunën e ka provokuar një grup i dhunshëm i protestuesve

Prishtinë, 9 janar - Monitorues të KMDLNj-së kanë monitoruar protestën paqësore të organizuar nga Opozita e Bashkuar më 9 janar 2016.

Protesta ka qenë paqësore deri në momentin kur zyrtarisht ka përfunduar nga opozita e cila është kujdesur për mbarëvajtjen paqësore të protestës.

Sipas KMDLNj-së në protestë kanë marrë pjesë 30000 deri në 35000 protestues.

KMDLNj konstaton se dhunën e ka provokuar një grup i dhunshëm i protestuesve që nuk i ka përfillë as kërkesat e organizatorëve që të  shpërndahen.

Policia  e Kosovës me asgjë nuk ka kontribuuar në tensionimin e situates. Në këtë protestë janë lënduar mbi 20 protestues.

KMDLNj nuk e bënë përgjegjëse as opozitën për eskalim të situatës sepse maksimalisht është angazhuar që protesta të jetë paqësore. KMDLNj e gjykon dhunën e ushtruar dhe kërkon përgjegjësi për këtë dhunë dhe dëmet materiale.

 Gjithashtu, KMDLNj e dënon manipulimin e intervistës së Adem Demaçit sepse ajo   intervistë ishte dhënë para një viti në RTV 21 ndërsa u plasua sikur të ishte dhënë këtyre ditëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)