18 Maj 2024

KMDLNj dhe QKRMT vazhdojnë të monitorojnë qendrat e paraburgimit

Prishtinë,  14 maj - Sot nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis Shërbimit Korrektues të Kosovës/Ministria e Drejtësisë/ dhe dy OJQ – ve që për kohë të gjatë i monitorojnë këto qendra, Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut me qëllim të vazhdimit të bashkëpunimit të palëve nënshkruese për një periudhë një vjeçare për monitorimin e institucioneve të paraburgimit dhe atyre korrektuese.

Në këtë kontekst këto dy organizata do t’i monitorojnë të gjitha qendrat e paraburgimit në Kosovë, qendrat korrektuese në Dubravë (dhe Pavijonin për dëshmitarë të mbrojtur), qendrën korrektuese në Smrekonicë, qendrën korrektuese për të mitur dhe femra në Lipjan si dhe Burgun për Siguri të Lartë në Gërdoc të Besianës.

Këto dy OJQ më parë kanë marrë leje pas marrëveshjen me Ministrinë për Punë të Brendshme përkatësisht Policinë e Kosovës të kenë qasje të lirë në të gjitha qendrat e ndalimit në Kosovë (gjatë 24 orëve dhe pa paralajmërim) në tërë territorin e Kosovës.

Vlen të theksohet se më parë ishte nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi midis Institucionit të Avokatit të Popullit, QKRMT –së dhe KMDLNj –së për formimin e një Task Force, si paraardhëse e formimit të Mekanizmit Kombëtar Kundër Torturës.

Kjo Task Force ka pasur aktivitete të përbashkëta si: vizitat në qendrat e paraburgimit dhe atyre korrektuese pas së cilave janë bërë raporte të përbashkëta. Gjithashtu, kjo Task Force ka pasur vizita studimore në Shqipëri, Maqedoni, Poloni dhe Francë (Gjykata për të Drejta të Njeriut në Strasburg) me ç’ rast janë vizituar institucionet e paraburgimit, korrektuese, organizatat për të drejtat e njeriut, Avokati i Popullit dhe Mekanizmat Kombëtar Kundër Torturës në ato shtete. Vazhdimi i procesit të monitorimit të qendrave të ndalimit, qendrave të paraburgimit, qendrave korrektuese dhe vendeve të tjera të ndalimit sipas Protokollit të OPCAT do të jetë në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria dhe ndihmë për Institucionet që kujdesen për personat e privuar nga liria.

QKRMT, KMDLNj dhe Task Forca për formimin e Mekanizimit Kombëtar Kundër Torturës (IAP, QKRMT dhe KMDLNj) vazhdojnë të kenë bashkëpunim të mirë me Ministrinë e Drejtësisë/ Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe Ministrinë për Punë të Brendshme/ Policinë e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)