KMDLNJ dënon sulmin e kryemamit të Kosovës
Prishtinë, 9 mars - KMDLNJ ka raguar për sulmin fizik ndaj kryemamit të Bashkësisë Islame të Kosovës Sabri Bajgora, që është bërë nga Imami i Kaçanikut.
Nëpërmjet një komunikate, KMDLNJ dënon ashpër këtë sulm ndaj kryeimamit Bajgora dhe kërkon hetimin e përshpejtuar të rastit si dhe sjelljen e përgjegjësit për këtë sulm para organeve të drejtësisë.
Nuk është hera e parë që individë të ndryshëm, brenda Bashkësisë Islame, mundohen ta zbehin besimin ndaj Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me akuza të bazuara në fakte të dyshimta, madje edhe me dhunë fizike, thotë KMDLNJ, duke theksuar se rasti i sulmit të djeshëm, pos që është i papranueshëm, nuk përkon me figurën dhe detyrën e një imami.
Ky Këshill dhe kërkon që edhe Bashkësia Islame e Kosovës të ndërmarrë veprimet e duhura që individë të tillë të mos emërohen në shërbim të saj e aq më pak në detyrën e imamëve që i prijnë xhematit të tyre.