12 Janar 2025

Klienti s’ia paguan borxhin avokatit dhe e denoncon në polici

Prishtinë, 25 shkurt - Ndaj Selman Laknës, kishte filluar procedura penale nga ana e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për krime të rënda me 17 qershor të vitit 2013 për veprën penale vrasje në tentativë  nga neni 178 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Ai e kishte angazhuar për përfaqësim e mbrojtje avokatin Halit Azemi, e cila procedurë ka zgjatur rreth pesë vjet deri me 16 maj të vitit 2018, ku edhe u lirua nga akuza.

Nga ajo kohë, ai nuk i ka paguar borxhin avokatit për punët e shërbimet e kryera. Derisa avokati shumë herë ua ka kërkuar borxhin, por ai asnjëherë nuk ua ka dhënë.

Duke parë se klienti nuk po ua paguan punën, mbrojtësi ka arritur që parat e kompensimit të paraburgimit në vlerë prej  1 mijë e 380 t’i marr nga klienti i tij.

Avokati Halit Azemi, ka paditur Selman Laknën për kompensimin e mbrojtjes dhe përfaqësimit të avokatit në vlerë prej 10 mijë e 320  euro.

E nga ana tjetër, i padituri e ka denoncuar avokatin për marrjen e 1380 eurove në polici, ani pse asnjë centë të mbrojtjes për pesë vjet nuk ua ka paguar.

E tash pas ngritjes së kallëzimit penal, edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit ka nisur procedurën ndaj avokatit edhe përkundër faktit se akuzuesi  i ka mbi 10 mijë euro borxh avokatit  që dikur e kishte mbrojtës e tash e akuzon.

Avokati Halit Azemi, tregon  për “SyriKosova”, se ndaj ish klientit të tij, ka dërguar padi për kompensimin e mbrojtjes dhe përfaqësimit të avokatit në vlerë prej 10 mijë e 320  euro.

Nga ana tjetër edhe përkundër kontaktit të “SyriKosova” për të marr ndonjë informacion lidhur me rastin në fjalë,  asnjëri nga prokurorët nuk kanë dashur të flasin  se çfarë veprimi do të marrin  në lidhje me rastin  ku  akuzuesi i ka borxh  avokatit mbi  10 mijë.

Ndaj të paditurit Selman Lakna, kishte filluar procedura penale nga ana e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për krime të rënda me 17 qershor të vitit 2013 për veprën penale  vrasje në tentativë  nga neni 178 paragrafi 1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.

Ai e kishte angazhuar për përfaqësim dhe mbrojtje të tij avokatin Halit Azemi, e cila procedurë ka zgjatur rreth pesë vjet deri me 16 maj të vitit 2018, ku edhe u lirua nga akuza.

Edhe pse ka premtuar që t’i paguajë, duke pasur parasysh se shumë kohë dhe mund ka humbur mbrojtja duke mbajtur gjykime nga ora 09.00 deri në orën 16.00 për shkak të numrit të madh të dëshmitarëve.

Avokati, ka paraqitur edhe provat ku gjatë kësaj periudhe kohore janë mbajtur shumë seanca gjyqësore dhe në prokurori, ku janë dëgjuar shumë dëshmitarë. Po ashtu, janë ushtruar shumë ankesa për çka edhe kërkon kompensimin sipas tarifave të avokatëve, ngase sipas vullnetit, i padituri obligimin e vet nuk e përmbushi me kohë.

Avokati, tregon faktet e përfaqësimit në prokurori dhjetë herë dhe 29 në seancat gjyqësore sipas tarifave 1 e 2 të Odës së Avokatëve, e të cilat kapin shumën 9 mijë e 802 euro.

Pastaj për kundërshtime, ankesë dhe përgjigje në ankesë  sipas tarifave 3, 4 e 5 për përpilimin e ankesave të parashtruara  në vlerë prej 1 mijë e 300 euro. Po ashtu, edhe kërkesën në Prishtinë  260 euro dhe marrëveshjen  338 euro.

Të gjitha këto në shumën prej 11 mijë e 700 euro.

Nga kjo shumë  u janë zbritur 1 mijë e 380 euro. Nga kompensimi që i ka takuar për paraburgim  prej 92 ditëve, mbesin që i padituri t’i paguaj paditësit për mbrojte e përfaqësim  dhe përpilim të shkresave edhe shumën prej 10 mijë e 320 euro, të gjitha sipas tarifave të avokatëve të OAK-së.

Duke pasur parasysh se ka pasur edhe shpenzime tjera si të vizitave dhe disa parashtresave që nuk i kemi theksuar e kërkuar.

Avokati ka paraqitur si prova edhe shkresat e lëndës penale  dhe marrjen e palëve në pyetje.

Avokati Halit Azemi, i kërkon gjykatës që pas administrimit të provave  materiale dhe dëgjimit të dëshmitarëve Gjykata Themelore e Gjilanit të marrë aktgjykimin që të aprovohet kërkesa e avokatit dhe që të obligohet i padituri Selman Lakna  që për mbrojte e përfaqësim  në çështjen penale P.kr.nr. 96/14 dhe përpilimin e parashtresave e ankesave për 29 seanca në prokurori e gjykatë  që i paditur duhet të kompensojë  shumën prej 10 mijë e 320 euro me kamatë  të cilën e paguajnë bankat në mjetet e deponuara prej 8 për qind edhe atë pas plotë fuqishmërisë së aktgjykimit kërcënues e ekzekutimit të dhunshëm.

/Syri Kosova - B.T/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)