08 Maj 2024

“Kleçka”, Zogaj nuk ishte i sëmurë psiqik

Prishtinë, 2 shtator - "Dëshmitari X" nuk ishte i sëmurë psiqik, por i ndjeri Agim Zogaj është shtirur për këtë detaj. Në këtë pëfundim ka dalë sot trupi gjykues i Gjykatës së Apelit gjatë leximit të raporteve të ekspertëve britanik.

Gjykatësi Malkolm Simons e ka deklaruar të mbyllur procedurën e provave në “Rastin Kleçka”, ku akuzohet edhe deputeti i PDK-së Fatmir Limaj.

Por, askush nuk mund ta bind Salustron që ta jap fjalën e tij përfundimtare. Pavarësisht se sot ai është dashur të flas, Salustro ka kërkuar një ditë shtesë derisa që t’i rishqyrton edhe njëherë të gjitha provat.

“Tani ju lutem a mund ta kem një ditë shtesë që t’i rendisë mendimet dhe që t’i iki banalitetit”, tha Salustro.

Kjo pasi ai ka menduar se sot do të jenë të pranishëm në sallë ekspertët vendorë që e kanë bërë ekspertizën psikologjike të dëshmitarit X, Agim Zogaj. Kjo pasi ai ka thënë se ata nuk janë ekspert por janë dëshmitarë.

Derisa ekspertizën e Fabrizio Ramazotit dhe Richard Lejsend i kanë marrë si të lexuara. Këta të dy kanë konstatuar se Dëshimtari X është shtirur se vuan nga një çrregullim psikik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)