KKP i gatshëm për përkrahje në fushën e legjislacionit të Avokaturës Shtetërore
Prishtinë, 14 shkurt – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni është takuar me Avokatin e Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushat, në të cilat lejohet bashkëpunimi, pa cenuar pavarësinë e dy institucioneve.
Kryesuesi Hyseni ka shprehur gatishmërinë e KPK-së në mbështetje profesionale për të kontribuar në kompletimin e legjislacionit të Avokaturës Shtetërore.
Po ashtu, Kryesuesi Hyseni, ka kërkuar nga Avokati i Përgjithshëm Shtetëror që gjatë punës së tyre në përfaqësimin e institucioneve publike pranë organeve gjyqësore, nëse hasin në ndonjë element të veprës penale, të njoftohet sistemi prokurorial i Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të luftimit të dukurive kundërligjore, me fokus në pengimin e veprimeve të ndryshme, të cilat kanë për qëllim dëmtimin e buxhetit të Kosovës.