15 Janar 2025

Kjo është vajza që u mbyt dje në Liqenin e Batllavës

Podujevë, 31 korrik - Vajza e moshës 13 vjeçare, e cila dje pasdite  rreth orës 18:00 ishte mbytur tragikisht në Liqenin e Batllavës, është e familjes Llugaliu nga Surkishi.

Erza (Besim) Llugaliu, kishte humbur jetën dje në vendin e njohur  tek “Plepat”, në liqenin e Batllavës përderisa  viktima kishte hyrë të notojë në liqen.

Familja ka njoftuar se varrimi i të ndejrës bëhet sot, në ora 18:00 në varrezat e fshatit Surkishë të Podujevës. Njoftimin e ka bërë axha i saj, Naim Lluagliu.

"Ju njoftojmë se humbi jetën tragjikisht Erza Llugaliu, lumturia e shtëpisë sonë", ka shkruar një nga familjarët në Facebook.

Edhe policia ka raportuar për vdekjen aksidentale. "Raportohet se viktima femër shqiptare e mitur ka ndërruar jetë në QKUK, pasi që e njëjta përderisa ishte duke u freskuar në liqenin e Batllavës është ngulfatur nga uji. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion", thuhet në raportin e policisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)