Kjo është arsyeja pse Gani Geci e vrau Ruzhdi Shaqirin
Me cilësimin që prokuroria i ka bërë kësaj vrasjeje, Geci rrezikon të marrë deri në 10 vite burgim.
Gjykimi ndaj Gecit pritet të fillojë me 14 janar dhe kjo tash i është konfirmuar edhe mbrojtësit të Gecit Avokatit Ndrecë Doda.
Jam ne dijeni së klientit tim Gani Gecit i është ngritur aktakuza dhe është caktuar data e fillimit të seancës fillestare e cila do mbahet më 14 janar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, tha Doda.
KALLXO.com ka siguruar një kopje të aktakuzës e cila pas pesë muajsh hetime është hartuar nga prokurorja Vahide Badivuku. Aty përshkruhen detajet e ngjarjes si dhe emrat e personave të cilët do të dëshmojnë në këtë rast.
Aktakuza përshkruan se motivi i vrasjes së 4 gushtit ishte konflikti i vitit 2001 ku ishin vrarë Bekim Kastrati dhe Besim Dajaku dhe i plagosur kishte mbetur vetë Gani Geci. Dokumenti me 19 faqe pretendon se ditën kur ka kryer vrasjen, Gani Geci ka qenë në një tronditje të fortë mendore.