KGJK pranon vendimin e Kushtetueses per emërimin e kryetarit të Supremes
Prishtinë, 17 korrik - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka pranuar Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës që ka të bëjë me Vendimin e Këshillit Gjyqësor, të datës 17 korrik 2017, në lidhje me emërimin e Kryetarit të Gjykatës së Apelit.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, thekson se KGJK është duke analizuar këtë vendim dhe vendimin e datës 12 qershor 2017 të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me emërimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme, dhe sa më shpejtë që është e mundur do të përcaktojë veprimet që duhet të ndërmerren për zbatimin e tyre.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës shprehet se është i përkushtuar, siç ka qenë gjithmonë, që të sigurojë sundim të ligjit.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor Valdete Daka ka deponuar muaj më parë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Supreme.
Me 6 mars të këtij viti, kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës u zgjodh Enver Peci, me 6 vota pro dhe 4 abstenime.