22 Janar 2025

KGjK nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me CSSP dhe ADRC

Prishtinë, 19 dhjetor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), ka nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi me Qendrën së Berlinit për Ndërmjetësim Integrues (CSSP) dhe  Qendrën për Zgjidhje Alternative të Kontesteve (ADRC).

Nënshkrimi i bë nga kryesuesi i KGJK-së, Nehat Idrizi, kryesuesi i Zyrës së CSSP-së, Bekim Ismaili dhe përfaqësuesi ligjor i ADRC-së, Lazar Rakic.

Me këtë Memorandum, të tre palët pajtohen të vazhdojnë bashkëpunimin në referimin e rasteve nga Gjykata Themelore në Mitrovicë tek Qendra për Zgjedhje Alternative të kontesteve (ADRC) në Mitrovicë.

KGjK do t’i udhëzojë gjykatat që të referojnë rastet e përshtatshme për ndërmjetësim, në pajtim me Marrëveshjen dhe ligjin për ndërmjetësim.

Ky Memorandum i Mirëkuptimit nuk ka për qëllim të krijoj detyrime ligjore por është një marrëveshje në mirëbesim me palët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)