KGJK jep pëlqimin për emërimin e gjytarëve të Gjykatës Speciale
Prishtinë, 30 maj - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën kryesinë e Kryesuesit z. Enver Peci mbajti mbledhje të jashtëzakonshme.
Bazuar në shkëmbimin e letrave ndërmjet Presidentes së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga dhe Përfaqësueses së lartë të BE-së, Lady Catherine Ashton në vitin 2014, në të cilin Presidentja ka deleguar disa kompetenca të caktuara Eulex-it në Kosovë, të ratifikuara nga Kuvendi i Kosovës.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka shqyrtuar listën e propozimeve për emërimin e gjyqtarëve të EULEX-it, aktualisht të emëruar nga Shefi i Misionit të Eulex-it z Bernd Borchardt dhe ka dhënë pëlqimin për emërimin e tyre.