KGJK harton rregulloren për organizimin dhe veprimtarinë e Gjykatave
Prishtinë, 1 qershor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me ndryshimin e pakos ligjore të gjyqësorit e ka vlerësuar të domosdoshme hartimin e Rregullores për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave të Republikës së Kosovës, në frymën e kësaj pakoje.
Në këtë drejtim, Këshilli ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores për Organizimin dhe Veprimtarinë e Brendshme të Gjykatave të Republikës së Kosovës, drafti i se cilës së bashku me shtojcën 1 janë të bashkangjitura . dhe shërbejnë si Drafte ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre për finalizimin e Rregullores.
Me qellim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit-ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e Draftit ë kësaj Rregulloreje.