22 Dhjetor 2024

KGJK: gjendja në Gjykatat e Mitrovicës është tejet e vështirë

Prishtinë, 31 mars - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), nën kryesinë e zt. Enver Peci, Kryesues i Këshillit, mbajti  mbledhjen e  njëzet e një (21) të radhës. Në këtë  mbledhje, Këshilli, shqyrtoi Raportin e EULEX-it, lidhur me gjykatat në Mitrovicë.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, u njoftua me punën e deritanishme të Komponentit të Drejtësisë të EULEX-it, me theks të veçantë në gjykatat e veriut të Kosovës.

Lidhur me këtë  çështje, raportoi zëvendës shefi i Komponentit të Drejtësisë së EULEX-it, zt. Bernard Rabatel.

zt. Bernard Rabatel, i informoi anëtarët e Këshillit se, “Diskutimet për të kthyer gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë dhe serb të Kosovës janë duke vazhduar pasi që ekziston një nevojë urgjente për të përmirësuar situatën e sundimit të ligjit në veri të Kosovës. Është e drejtë themelore e çdo qytetari që të ketë qasje në drejtësi. EULEX-i mendon se mënyra më e mirë për të shkuar përpara është të gjendet zgjidhje pragmatike në koordinim me Prishtinën dhe Beogradin”.

“Hapi i parë në drejtim të përmirësimit të sundimit të ligjit në pjesën veriore të Kosovës është kthimi i katër gjyqtarëve dhe dy prokurorëve shqiptarë dhe serb të Kosovës (2+1 nga të dy komunitetet). Në plan afatgjatë EULEX-i mendon që drejtësia duhet të zhvillohet plotësisht nga një gjyqësor vendor, shumetnik dhe i unifikuar”.

Këshilli, pas shqyrtimit të këtij Raporti, konsideron, se gjendja në Gjykatat e Mitrovicës është tejet e vështirë dhe se pajtohet me Raportin e EULEX-it, sa i përket kthimit të gjyqtarëve vendor në gjykatat e Mitrovicës.

Mirëpo, Këshilli nuk është i pajtimit që gjyqtarët të cilët janë emëruar në sistemin gjyqësor të Serbisë, të njëjtit të kyçen në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Gjithashtu, KGJK-ja, shqyrtoi statusin e gjyqtarëve vendor për Dhomën e  Posaçme të Gjykatës Supreme dhe Panelin e Ankesave të AKP-së, në gjykatën Supreme të Kosovës.

Lidhur me këtë  çështje, Këshillin e informoi zt Hari Katara, anëtarë i KGJK-së.

Këshilli, u njoftua me disa çështje aktuale në gjyqësorin e Kosovës si dhe miratoi edhe disa vendime të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)