KGJK emëron kryetarët e Gjykatave Themelore të Kosovës
Prishtinë, 23 nëntor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) nën kryesinë e Kryesuesit Enver Peci mbajti mbledhjen e radhës në të cilën emëroj kryetarët e Gjykatave Themelore të Republikës së Kosovës me përjashtim të Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Këshilli emëroi Albert Zogaj aktualisht gjykatës në Gjykatën Komunale në Prishtinë.
Kryetar të Gjykatës Themelore në Prizren Ymer Hoxha aktualisht kryetar në Gjykatën e Qarkut në Prizren.
Kryetar të Gjykatës Themelore në Gjilan Zyhdi Haziri aktualisht kryetar i Gjykatës së Qarkut në Gjilan\'
Kryetar të Gjykatës Themelore në Pejë znj. Elmaze Syka aktualisht gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Pejë.
Kryetar të Gjykatës Themelore në Ferizaj Bashkim Hyseni aktualisht kryetar në Gjykatën Komunale në Ferizaj.
Kryetar të Gjykatës Themelore në Gjakovë Vaton Durguti aktualisht gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prizren.