KGJK emëroi Kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës
Prishtinë, 31 tetor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka bërë të ditur se është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) nën kryesinë e Kryesuesit Nehat Idrizi.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e KGjK-së, në pajtim me Ligjin mbi KGJK dhe Rregulloren për procedurën e zgjedhjes, emërimit, vlerësimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës, pas zhvillimit të procesit të votimit kanë përzgjedhur dhe emëruar kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Në garë për kryetarë ishin dy kandidatë: gjyqtari, Nikolla Kabashiq dhe gjyqtari, Tomisllav Petroviq.
Me shumicë votash, Këshilli zgjodhi, gjyqtarin Nikolla Kabashiq për Kryetar të Gjykatës Themelore në Mitrovicë.