15 Janar 2025

KGJK e përkushtuar ndaj bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar

Prishtinë, 25 Gusht –  Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (“KGJK”), janë informuar lidhur me Deklaratat e lëshuara nga partnerët ndërkombëtar të Këshillit që kanë të bëjnë me procesin e përzgjedhjes dhe të emërimit të Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatës së Apelit.

KGJK ka ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, nr. KI 34/17 dhe nr. KI 55/17, lidhur me këto emërime menjëherë pas publikimit. Në pajtim me pikën VI të Aktgjykimeve, me datën 18 gusht 2017 KGJK ka informuar Gjykatën Kushtetuese për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimeve përkatëse.

KGJK do të mblidhet gjatë javës së parë të muajit shtator për shqyrtimin e hollësishëm të deklaratave. KGJK është e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar dhe do të ndërmarr të gjitha masat e duhura kushtetuese dhe ligjore për forcimin e sundim të ligjit në Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)