KGJK aprovoi strategjinë për reduktimin e lëndëve të vjetra
Prishtinë, 11 nëntor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), nën kryesinë e zt. Enver Peci, Kryesues i Këshillit, mbajti mbledhjen e radhës ku aprovoi Strategjinë Shtetërore për Reduktimin e Lëndëve të Vjetra, e cila Strategji do të filloj të implementohet menjëherë.
Kjo Strategji duhet të zbatohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës , Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Njësia e Autitimit Gjyqësor dhe Zyra e Prokurorit Disiplinor, si dhe nga të gjitha gjykatat e rregullta dhe ato për kundërvajtje.
KGJK-ja, emëroi njëzëri zv. Kryesues të KGJK-së dhe Kryetar të Komisionit Disiplinor zt. Muharrem Shala, gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Pejë dhe anëtarë i KGJK-së.
Gjithashtu, Këshilli, diskutoi lidhur me provimin hyrës për gjyqtarë dhe prokurorë.
Këshilli, u njoftua me disa çështje aktuale në gjyqësorin e Kosovës si dhe miratoi edhe disa vendime të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet.