17 Janar 2025

KGJ organizon konferencën e gjashtë vjetore gjyqësore

Prishtinë, 3 dhjetor - Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon konferencën e gjashtë vjetore gjyqësore në Kosovë e cila mbështetet nga Organizata  për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Misioni në Kosovë.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën ‘’Gjendja aktuale në  Gjyqësorin e  Kosovës’’.

Në konferencë, do të diskutohet për të arriturat në Sistemin Gjyqësor të Kosovës, gjendjen aktuale në gjykata , sfidat e riorganizimit nga viti 2013  dhe nevojat për vazhdimin e  reformimit të gjyqësorit.Po ashtu temë diskutimi do te jenë edhe  kualiteti i drejtësisë, llogaridhënia dhe transparenca si dhe Pakoja e Ligjeve për Gjyqësorin.

Në pjesën hyrëse  te punimeve të pranishmeve me nga një fjalë rasti pritet t’i adresohen kryesuesi i KGJK-së z.Nehat Idrizi, kryetari i Gjykatës Supreme z. Fejzullah Hasani, udhëheqës të sistemit prokurorial dhe përfaqësues te misioneve diplomatike në Kosovë.

Prezantime të shkurtra do të jenë nga Fejzullah Hasani, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, Dhurata Hoxha, Ministre në Ministrinë e Drejtësisë, Blerim Isufaj, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Aleksandër Lumezi, Kryeprokuror i Prokurorisë së Shtetit të Kosovës, Nataliya Apostolova,  Përfaqësues  Special i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe Jan Braathu, Ambasador i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)