KGJ dhe KPK takohen për të diskuatar procedimin e rasteve të korrupsionit

Prishtinë, 22 mars - Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi dhe kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, do të mbajnë sot një takim të përbashkët me kryetarë të gjykatave dhe kryeprokurorë të prokurorive të Republikës së Kosovës.
Në këtë takim do të diskutohet lidhur me procedimin e rasteve të korrupsionit në përgjithësi, përfshirë mekanizmin përcjellës si kusht për liberalizim të vizave.