KFOR vazhdon të punojë drejt ruajtjes së ambientit të qetë dhe të sigurt
Prishtinë, 11 dhjetor - Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali i flotës ushtarake detare të SHBA-ve, Mark E. Ferguson III, u mirëprit në Shtabin e Përgjithshëm të KFOR-it, Prishtinë, nga Komandanti i Forcës së Kosovës (KFOR), Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.
Admiralit Ferguson iu prezantua një brifing gjithëpërfshirës mbi aktivitetet e KFOR-it dhe mbi zhvillimet e fundit në situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit.
Ai shprehu kënaqësinë e tij me mbajtjen e ushtrimit Silver Sabre (Shpata e aregjendtë) gjatë muajit nëntor, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në mes të KFOR-it dhe reaguesve të tjerë të sigurisë.
Qëllimi i ushtrimit ka qenë rritja e aftësisë së KFOR-it për të mbajtur gatishmërinë e trupave dhe për të rritur fleksibilitetin e tyre operacional.
Gjatë vizitës, Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli dhe KomandantiiI KFOR-it u takuan me Zëvendës Kryeministrin, Branimir Stojanoviq dhe Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm dhe njëherit Kreu i UNMIK-ut (Misioni i Administratës së Përkohshme i Kombeve të Bashkuara në Kosovë), shkëlqesia e tij, z. Zahir Tanin.
Ata u dakorduan për rëndësinë e pranisë së KFOR-it si një akter kyç në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt në Kosovë.
Aftësia e KFOR-it për të punuar në një mënyrë konstruktive dhe të paanshme dhe në bashkërendim të ngushtë si me institucionet lokale ashtu dhe me organizatat ndërkombëtare është e rëndësishme për të siguruar stabilitet në rajonin e Ballkanit.
Para se të largohej, Admirali Ferguson gjithashtu pati mundësinë që të takohej me pjesëtarët e KFOR-it dhe ti falënderojë ata për përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për përkushtimin e tyre në mision.
Aktualisht në Forcën e Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR) janë duke shërbyer përafërsisht 5.000 (pesë mijë) ushtarë nga 31 vende.
KFOR-i vazhdon të punojë drejt ruajtjes së ambientit të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët dhe komunitetet në Kosovë.
Dëshiroj të ofroj falënderimet tona për trupat tona të KFOR-it gjatë këtyre festave të fundvitit. Vërtet besoj që puna dhe angazhimi i secilit nga ju e ka bërë KFOR-in një partner qenësor në procesin e stabilizimit, tha Admirali Ferguson duke shprehur falënderimet e tij ndaj grave dhe burrave në KFOR për profesinalizmin e lartë të tyre.
Gjenerali Miglietta falënderoi Admiralin Ferguson për praninë dhe afërsinë e tij të vazhdueshme me misionin e Forcës së Kosovës (KFOR-it).