KFOR vazhdon të përkrahë EULEX në kërkim të kriminielëve
Prishtinë, 2 shtator - Tani tre ditë me radhë, KFOR-i është duke përkrahur EULEX-in në hetimet e krimeve të kryera gjatë javëve të fundit dhe duke kërkuar të dyshuarit që supozohet të jenë të përfshirë në këto aktivitete kriminale, sidomos vrasjen e policit të Policisë së Kosovës, të vrarë më 26 korrik në rajonin e Zubin Potokut.
KFOR-i ka zbarkuar njësite përforcuese në Zupç dhe Zubin Potok, në mënyrë që tiu ofrojë hetuesve dhe policëve të EULEX-it një ambient të qetë dhe të sigurt për të kryer punën e tyre.
Ushtarët më tej do të mbrojnë popullatën paqësore nga dorasit dhe radikalët, të cilët janë përgjegjës për trazira dhe krimet e kryera.
Kërkimi do të vazhdojë derisa personat përgjegjës do të përballen me drejtësinë, në mënyrë që në mbarë Kosovën të sigurohet rendi dhe ligji.
KFOR-i iu drejtohet të gjithë njerëzve të ndershëm dhe paqësorë të bashkëpunojnë me hetuesit e EULEX-it dhe ushtarët që interesohen për sigurinë dhe rendin publik.
Nga njerëzit në veri kërkohet që të mbështesin forcat e sigurisë duke i informuar ata për vendndodhjen e vrasësve të pretenduar dhe kriminelëve.