KFOR vazhdon misionin qe të ruaj një mjedis të qetë dhe të sigurt
Prishtinë, 10 shkurt - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolo, u takua dje me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, shkëlqesinë e tij Robert E. Bosch, në kampin \"Film City\" Shtabin e përgjithshëm të KFOR-it NATO-s në Prishtinë.
Gjatë takimit ata biseduan për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe bashkëpunimin efektiv ndërmjet KFOR-it, bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve vendore.
Gjenerali Figliuolo dhe shkëlqesia e tij Bosch u pajtuan mbi rëndësinë e rolit të KFOR-it për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes, duke siguruar kushtet për zhvillim social dhe ekonomik në këtë rajon.
Takimi me ambasadorin holandez është pjesë e takimeve të rregullta me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit, për një qasje gjithëpërfshirëse në gjithë dinamikën e rajonit.
Forcat e armatosura holandeze janë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999 kur kontigjenti i parë holandez u vendos si pjesë e misionit të KFOR-it.
Aktualisht, personeli i forcave të armatosura holandeze është pjesë e Stafit në Shtabin të Përgjithshëm të KFOR-it në kampin \"Film City.