KFOR vazhdon misionin në Kosovë
Bruksel, 18 janar - Ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s kanë rënë dakort se përparimi i dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po shfaq optimizëm dhe kanë premtuar vazhdimin e punës në vendosjen e ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
"Përparimi konkret në dialog dhe zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit japin optimizëm, ka deklaruar gjenerali Knud Bartels, shef i Komitetit ushtarak të NATO-s, në konferencën me gazetarë pas takimit dyditor të Këshillit Ministror.
Ai ka thënë gjithashtu se KFOR-i do të vazhdojë që ta kryejë misionin e tij në Kosovë, duke hedhur poshtë kështu edhe spekulimet për tërheqjen e një pjese të kontingjentit.