25 Dhjetor 2024

KFOR vazhdon lagrimin e barrikadave në veri

Prishtinë, 30 shtator - Trupat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR, kanë shkatërruar sot një barrikadë serbe pranë pikës kufitare të Jarinjës.

Kështu normalizimi i situatës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht në zonën kufitare, një prej pikave më të nxehta të marrëdhënieve mes dy vendeve, është i vështirë.  

Reuters raporton se dhjetëra trupa të KFOR-it hoqën barrikadën me zhavorr duke detyruar serbët të tërhiqeshin dhe të zgjeronin perimetrin e bazës së NATO-s përreth pikës kufitare.

Disa helikopterë morën pjesë gjithashtu në këtë aksion pranë pikës kufitare të Jarinjës, rreth 100 km në veri të Prishtinës.

Ndërkohë serbët parkuan dy kamionë të rëndë përtej një ure aty pranë, disa qindra metra larg pozicioneve të NATO-s duke vazhduar kështu bllokadën e tyre në rrugën që lidh Kosovën dhe Serbinë.

Branko Ninic, kreu serb i bashkisë së Leposaviqit tha se trupat e NATO-s kanë ndërmarrë veprime armiqësore ndaj popullatës serbe, ndërsa premtoi vazhdimin e barrikadave.

“KFOR-i ka shkelur hapur mandatin e aprovuar nga Kombet e Bashkuara, por qytetarët do të bllokojnë sërish rrugët dhe nuk do të lejojnë doganierët kosovar të qendrojnë në pikat kufitare."

"Mesazhi im për qytetarët, komunitetin ndërkombëtar dhe Prishtinën është që vetëm me mjete paqësore dhe një marrëveshje mund të gjendet zgjidhja”, tha ai.

Katër ushtarë të NATO-s dhe 16 serbë mbetën të plagosur gjatë incidentit të së martës pranë Jarinjës, pasi serbët reaguan me armë ndaj përpjekjeve të KFOR-it për të hequr barrikadat.

Ndersa Ministri i brendshëm Bajram Rexhepi tha se veprimet për heqjen e barrikadave në veri do të jenë të koordinuara me KFOR-in dhe EULEKS-in.

Ministri i brendshëm Bajram Rexhepi ka deklaruar sot se gjendja në veri të Mitrovicës ëshët bërë e padurueshme ndërsa qytetërt kanë mbetur peng të strukturave paralele.

Ai tha se po shqyrtohet me vëmendje situata e krijuar atje por se nuk do të lejohet që për shkak të veprimve të disa grupeve kriminale të pësojnë qytetarët e pafajshëm.

“Këto barrikada janë bërë pengesë në rend të parë për një jetë normale të vetë qytetarëve në veri të të gjitha komuniteteve. Ato pamundësojnë furnizimin me gjëra elementare qoftë edhe ushqimore ose të natyrave tjera, pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, qarkullimin e tyre për nevoja shëndetësore, shkolla etj”, tha Rexhepi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)