29 Prill 2024

KFOR uron ofruesit e sigurisë për zgjedhjet

Prishtinë, 9 qershor - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Salvatore Farina, shprehu vlerësimin e tij personal për Policinë e Kosovës, për profesionalizmin, efikasitetin dhe efektivitetin e treguar në sigurimin e kornizës së nevojshme të sigurisë dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si në veri ashtu edhe në jug të lumit Ibër.

Procedurat e votimit, të cilat filluan herët në mëngjes, janë mbajtur në një atmosferë të rregullt, të qetë, paqësore dhe demokratike.

Ky ishte një shembull i një pjekurie demokratike dhe aftësive efektive në menaxhimin e sigurisë.

“Atmosfera e qetë ne të cilën u mbajtën zgjedhjet tregon edhe një herë pjekurinë demokratike  dhe ndjenjën e obligimit qytetar që i ngjallë të gjithë njerëzit e Kosovës, si dhe tregon shkallën e lartë të efikasitetit dhe profesionalizmit të Policisë së Kosovës.\"

\"Pjesëmarrja e lartë e qytetarëve të grupeve të ndryshme etnike dhe minoriteteve është një manifestim i qartë i shpirtit demokratik i cili i karakterizon qytetarët e kësaj pjese të Ballkanit,” tha Gjeneral Farina.

KFOR-i ka udhëhequr një përgatitje preventive dhe të saktë për të dalë me një plan të detajuar duke shpalosur në mënyrë parandaluese tërë zbarkimin e trupave shumëkombëshe në mbështetje të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në rolin e tij si “përgjegjës i tretë”, duke u fokusuar në zonat të cilat kanë tendencë të jenë me rrezikshmëri më të lartë, në veçanti në veri të Kosovës ku shumica e Serbëve etnikë është e koncentruar.    

Me këtë qëndrim KFOR-i ka pasur për qëllim të ofrojë sigurimin e sërishëm të duhur, për të mirëmbajtur një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë të nevojshme, si për të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë dashur ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, ashtu edhe për vëzhguesit e OSBE-së dhe organizatave tjera ndërkombëtare dhe vendore, të cilët kanë pasur mundësi kryejnë në mënyrë të rregullt të gjitha operacionet në lidhje me procesin elektoral, me një prezencë diskrete dhe jo ndërhyrëse në afërsi të vendvotimeve.

Komandanti i KFOR-it, më pas, shprehu mirënjohjen e tij personale ndaj Presidentes së Kosovës, Zonjës Atifete Jahjaga, Ministrit të Brendshëm, Bajram Rexhepi, Drejtorit Gjeneral të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe Komandantit Regjional të Policisë së Kosovës për Veri, Nenad Djuric duke theksuar kontributin e vendosur të ofruar nga Policia e Kosovës për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët të cilët iu drejtuan qendrave të votimit, duke i konsideruar këto zgjedhje ‘një storie të suksesit për Kosovën’, një të arritur për procesin e normalizimit të raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit, një shembull i demokracisë dhe pluralizmit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)