KFOR teston gatishmërinë gjatë ushtrimit më 23 dhe 24 shkurt
Kampi Bondsteel, 22 shkurt - Nga data 23 deri më 24 Shkurt, ushtrimet të cilat përfshijnë forcat manovruese të KFOR-it nga Grupi Luftues Shumëkombësh-Lindje do të mbahen në pjesë të ndryshme të Kosovës, duke përfshirë zonat e përgjegjësisë së Grupeve tjera Shumëkombëshe Luftuese.
Këto ushtrime do të vlerësojnë dhe vërtetojnë aftësinë e plotë opreacionale të Grupit Luftues Shumëkombësh-Lindje pas rregullimeve të fundit nën planin e KFOR-it Prezenca Parandaluese. Këto ushtrime nuk janë përgjigje ndaj, apo përgatitje për, çfarëdo situate aktuale, të vashdueshme apo që pritet të ndodhë në Kosovë.
Tranzicioni në Grupin Luftues Shumëkombësh-Lindje (GLSH-L) nuk do të ndikojë në detyrën e KFOR-it për të ruajtur ambient të qetë e të sigurtë kurdo dhe kudo në Kosovë. Grupi Luftues Lindje mbetet i shkathët, shumë fleksibil, i lëvizshëm dhe i gatshëm të reagojë në çfarëdo situate që kërcënon sigurinë e Kosovës.
Grupi Luftues Shumëkombësh-Lindje është forcë e udhëhequr nga Brig. Gjen. Al Dohrmann. Ky Grup Luftues përbëhet nga afërsiht 2.200 ushtarë, përfshirë Njësinë Vepruese Hellas and Njësinë Vepruese POL/UKR (Poloni/Ukrainë). Misioni i GLSH-L ëhstë të ruajë ambient të qetë e sigurtë dhe sigurojë lirinë e lëvizjes për njerëzit në Kosovë.