24 Dhjetor 2024

KFOR: Snajperistë serbë në veri të Kosovës

Prishtinë, 2 gusht - KFOR-i ka konfirmuar ekzistencën e snajperave serbë dhe njerëzve të armatosur në veri të Kosovës ndërsa ka shprehur vendosshmërinë për t`u ballafaquar me ta.

Përmes një deklarate për shtyp misioni paqeruajtës në Kosovë ka theksuar se për shkak të rrezikshmërisë nga snajperat kriminalë dhe rezistencës së armatosur nga elementet radikale të pajisura me pushkë, pistoleta ose eksploziv, një forcë e mjaftueshme e këmbësorisë së blinduar ishte në atë zonë e gatshme, sipas komunikatës, për t`iu përgjigjur në mënyrë të duhur çfarëdo sfide që do të mund të kishte ndodhur.

Në deklaratë KFOR-i u bën thirrje të gjithë qytetarëve në Zubin-Potok, që t`u rezistojnë elementeve radikale dhe kriminalë dhe të heqin dorë nga dy bllokadat e fundit të rrugëve, të cilat ende pengojnë qarkullimin në qytet.

Gjithashtu misioni i NATO-s vlerëson se situata aktuale në veri të Kosovës është e qetë, por e tensionuar. Ushtarët e KFOR-it janë ende të vendosur në portat kryesore, ku veturat dhe autobusët lejohen që të kalojnë pas kontrollit të detajuar të identifikimit të personave. Automjetet e rënda janë ende të ndaluara për shkak të masave të sigurisë.

“Ekziston ende kërcënim që radikalët të sulmojnë pikat kufitare, siç kanë bërë me portën 1 javën e kaluar. Komandanti i KFOR-it pret që qytetarët në të gjitha pjesët e Kosovës të qëndrojnë të qetë, si dhe të mbështeten tek masat e ndërmarra nga KFOR-i dhe EULEX-i dhe tek zgjidhjet politike për situatën e tanishme” thuhet në deklaratë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)