25 Dhjetor 2024

KFOR: S’ka krizë humanitare

Prishtinë, 15 gusht - Forcat e NATO-s në Kosovë nuk bëhen kurqysh rehat me serbët e veriut. Zëdhënësi i KFOR-it, Hans Dieter Wichter, ka përgënjeshtruar sërish të ashtuquajturin kryetar të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq.

Ai ka thënë se nuk janë dërguar forca shtesë shqiptare në veri, e posacërisht tek Ibri. Wichter nëpërmjet një reagimi tek Politika ka thënë se nuk janë të sakta pohimet se nuk ka furnizim në veri, sepse njerëzit i kanë të gjitha mundësitë për t’u furnizuar dhe se asnjë institucion kredibil nuk ka vërtetuar se ka krizë.

Gjithashtu Wchter ka hedhur poshtë pretendimet e Nedelkovic se Buhler po mban anën e shqiptarëve, duke thënë se Komandanti i KFOR-it, është përgëzuar nga qeveritë dhe institucionet ndërkombëtare për ndaljen e dhunës në veri. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)