26 Dhjetor 2024

KFOR sjell mjete speciale për heqjen e barrikadave

Prishtinë, 25 tetor - Trupat e KFOR-it në veri të Kosovës kanë sjellë sot makina speciale transportuese për të bërë të mundur heqjen e barrikadave.

Në zonën afër barrikadave në zonën e Jagnjenicës janë parë mjetet e tilla transportuese, por ato akoma nuk janë vënë në veprim.

Shqetësimi mbi praninë e këtyre mjeteve është bërë nga ana e serbëve të pranishëm në barrikada.

Mjetet speciale transportuese në formën e transportuesve ushtarak “Leopard” shfrytëzohen për rrënimin dhe heqjen e barrikadave. Slavisha Ristiç, kryetari i komunës së Zubin Potokut theksoi se nuk beson se KFOR me dhunë do të heq barrikadat.

Deri tani në veriun e Kosovës situata është qetë, por KFOR ka bërë të ditur se është i vendosur për të krijuar kushte për lëvizjen e lirë.

Një zëdhënës i KFOR-it deklaroi dje KFOR nuk do të bëj asnjë dëmshpërblim apo kompensim të mjeteve që janë përdorur për të barrikaduar rrugët si autobus, kamion, mjete tjera të rënda, etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)