KFOR serish në aksion për largimin e barrikadve
Mitrovicë, 28 nëntor - Ushtarët e KFOR-it në orët e mengejsit të sotëm kanë filluar largimin e një barrikade në Zubin Potok.
Ushtarët gjermanë dhe austriakë të KFOR përdori automjete të blinduara dhe kamionë për largimin e barrikadës.
KFOR-i u përpoq që përmes gazit lotsjellës të shpërndajë turmën e serbëve, por gjatë veprimit të KFOR-it janë dëgjuar breshëri armësh automatike, por nuk është identifikuar se kush qëlloi.
KFOR-i njoftoi përmes altoparlantëve se, nëse përsëriten shtënat edhe ushtarët do të përgjigjen në të njejtën mënyrë.
Serbët, ndërkohë, rreth 500 metra deri më larg kanë vendosur një barrikadë të re.