KFOR pranon ekzistencën e mbrojtje civile serbe
Mitrovicë, 1 shkurt - Komandanti i KFOR-it, gjenerali Wolker Halbauer ka pranuar se në Mitrovicë ekziston një e ashtuquajtur mbrojtje civile serbe.
Gjatë një vizite të bërë të enjten në Zyrën Administrative në veri, Halbauer deklaroi se organizatat e vetme në Kosovë, të cilat kanë të drejtë të mbajnë armë, janë: KFOR-i, EULEX-i, Policia e Kosovës dhe në kuadër të mandatit të saj edhe FSK-ja.
Nëse vërejmë që kjo organizatë ndërmerr aktivitete, të cilat kërcënojnë gjendjen e sigurisë, atëherë do të reagojmë në mënyrë përkatëse. Sipas njohurive të mia, nuk është e ligjshme që një mbrojtje e tillë civile të mbajë armë, ka thënë Wolker.