16 Janar 2025

KFOR - PK dhe Eulex mbajnë ushtrimin “Shpata e argjendtë 2017-1”

Prishtinë, 13 prill - Ushtrimi Shpata e argjendtë 2017-1, është mbajtur sot në kampin Pomazatin dhe kampin Vrelo.

Ky ushtrim i cili mbahet dy herë në vit, i udhëhequr nga KFOR-i u zhvillua për njësitë e KFOR-it së bashku me Policinë e Kosovës (PK), misionin e BE-së për sundim të ligjit në Kosovë (EULEX), Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (EMA) për të testuar gatishmërinë dhe ndërveprimin gjatë punës në kuadër të mandatit të veçantë të secilës njësi.

Sot u shënua fundi i dy javëve të trajnimit nga i gjithë personeli i përfshirë.

Synimi i Komandantëve ishte të siguroheshin se stërvitja e këtij viti, e ndërtuar mbi përvojat dhe të mësuarit nga Shpata e argjendtë 2016-2, duhet të ngrejë ritmin dhe të futë ngjarje të reja trajnimi që do të testonin aftësitë e të gjithë pjesëmarrësve.

Ushtrimi filloi me një fjalim të Komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Giovanni Fungo, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm të shkëlqyeshëm midis KFOR-it dhe organizatave të tjera pjesëmarrëse dhe si dhe theksoi se ndërveprimi dhe mirëkuptimi i përbashkët i sistemeve dhe procedurave të njëri-tjetrit ka qenë esencial.

Të pranishëm në stërvitjen e sotme së bashku me Komandantin e KFOR-it, ishin edhe mysafir të nderuar dhe mediet, të cilët ishin dëshmitarë nga afër të nivelit të lartë të profesionalizmit që ishte e dukshme gjatë kësaj faze dinamike të stërvitjes.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)