KFOR përcakton tetë pika fokale gjinore
Prishtinë, 6 nëntor - Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Majori Halbauer mirëpriti vizitorët nga organizata të ndryshme qeveritare dhe jo qeveritare në shtabin kryesor të KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë dje, për të përcaktuar tetë pikët fokale gjinore mbrenda KFOR-it.
Pikët fokale gjinore janë nga njësi të ndryshme në KFOR dhe do të punojnë ngushtë me këshilltarin për barazi gjinore të Komandantit të KFOR-it Major Wohlschak, në implementimin e Rezolutës 1325 të Kombeve të Bashkuara për gratë, paqen dhe sigurinë në operacionet e KFOR-it.
Ngjarja poashtu përkujtoi 12 vjetorin e adpotimit të resolutës 1325 nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me 31 Tetor 2000.
Gjeneral Major Halbauer tha paraardhësi im Gjeneral Majori Drews, ka punuar me shumë prej juve gjatë vitit të fundit dhe unë mirëpres të vazhdoj dhe të zgjeroj bashkëpunimin për të dihmuar në ndërtimin e një ambienti të qetë dhe të sigurtë për të gjithë në Kosovë.
Në emër të të gjithë mysafirëve të ftuar nga oraganizata të ndryshmë joqeveritare, Veprore Shehu, Drejtoreshë Ekzekutive e Medica Kosovë, falenderoi Majoren Schleicher për kontributin e saj të shkëlqyer dhe bashkëpunimin gjatë këtyre 18 muajve.
Svetlana Stevic, Drejtoreshë e Organizatës joqeveritare Majka devet Jugovica, shtoi se ajo dhe organizata e saj patën mundësi të njohin KFOR-in shumë më mirë dhe më personalisht nëpërmjet bashëpunimit të mirë dhe të ngushtë me Majoren Schleicher.
Këshilltari i parë KFOR-it për barazi gjinore është caktuar pak më shumë se 2 vjet më parë dhe është përgjegjës për të siguruar që KFOR-i ti marrë parasysh nevojat e ndryshme të sigurisë të burrave, grave, djemve dhe vajzave në Kosovë.