KFOR organizon konferencën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë
Prishtinë, 6 mars - Përmes konferencës ndërkombëtare për gratë, paqen dhe sigurinë në Kosovë”, Misioni i Aleancës Veriatlantike në Kosovë (KFOR) do të organizojë sot Ditën e KFOR-it për Perspektivë Gjinore 2018.
Qëllimi i konferencës është të lehtësojë një platformë për organizatat ndërkombëtare, organizatat joqeveritare, KFOR-in dhe NATO-n, si dhe organizatat e sigurisë të Kosovës, për të diskutuar tema të lidhura me çështjet gjinore me fokus në “Perspektivën gjinore në siguri” dhe “Gjenerata e re e Kosovës .”