KFOR nuk përjashton përshkallëzimin e dhunës në veri
Prishtinë, 1 dhjetor - Komandanti i batalionit gjermano - austriak në pjesën veriore të Kosovës, nënkoloneli Franc Pirker, ka deklaruar se situata në terren është edhe më tutje e tensionuar dhe se nuk mund të përjashtohet përshkallëzimi i dhunës.
Në një deklaratë telefonike për agjencinë austriake APA, ai theksoi se aktualisht situata është e qetë, por serbët ende i mbajnë barrikadat.
Sipas tij, pasi ushtarët e KFOR-it, gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme kanë për detyrë ta vendosin, e nëse është e nevojshme edhe ta përparojnë lirinë e lëvizjes, nuk mund të përjashtohet përshkallëzimi i ri.
Nënkoloneli Pirker ka thënë se të shtënat me armë zjarri, ditën e hënë, u bënë nga banorët lokalë.
Hapja e qëllimshme e zjarrit kundër njerëzve ishte e veçanta e konflikteve të tashme, pasi këtë deri tash nuk e kemi pasur, tha Pirker.
Duke rikujtuar se ushtarët e KFOR-it janë të gatshëm të përgjigjen ndaj dhunës dhe se kanë leje që në vetëmbrojtje të përdorin municion luftarak, Pirker tha se e ka një ndjenjë se as palës serbe nuk i konvenon përshkallëzimi i dhunës dhe se edhe ajo dëshiron ta pengojë përdorimin e armëve të zjarrit.