KFOR nuk pengon furnizimin e serbëve
Prishtinë, 2 gusht - KFOR-i ka demantuar pohimet sipas të cilave me masat që po ndërmer në pjesën veriore të Kosovës po ndikon drejtpërdrejtë në furnizimin e popullatës lokale me artikuj themelorë.
Pohimet se me masat që misioni po ndërmerr po ndikon drejtpërdrejtë në furnizimin me artikuj themelorë të popullsisë lokale në veri janë të rreme, meqë në Kosovë hyhet pa pengesa përmes portave 3 e 31 në Merdar e Bërnjak, thuhet në kumtesën KFOR-it.
KFOR-i po ashtu ka bërë thirrje që bllokimi i komunikacionit komercial të pengohet në veri të Jarinjës, në anën serbe të kufirit me Kosovën dhe që komunikacioni të zhvillohet vetëm përmes pikëkalimeve zyrtare.