KFOR nuk e toleron dhunën e serbëve në veri
KFOR-i therret per permbajtje nga te gjitha palet te perfshira ne proteste rreth pritjes se vendimit te gjyqit ne Mitrovice. Derisa KFOR-i synon te mbaje ambient te qete dhe te sigurte ku dialogu inkurajohet, nuk do te tolerohen aktet e dhunshme, thuhet në komunikate.
KFOR-i therret te gjithe lideret ne cdo nivel qe te therrasin dhe te ushtrojne permbajtje, qe te lejohet qe procesi legale te vazhdoje ne rruge te tij, dhe te respektohet rezutati i tij.
Nga ana e tyre edhe, Misioni i EULEX-it ka vendosur të shtyjë shpalljen e aktgjykimit ndaj gjashtë serbëve, ndër njëri me emër e mbiemër shqiptar, të dyshuar për vepra penale gjatë trazirave të marsit të vitit 2008 në Mitrovicë gjatë pushtimit të Gjykatës në pjesën veriore të Mitrovicës.
Zëdhënësja e EULEX-it Irina Gudeleviç e ka bërë këtë njoftim për mediet serbe.
Sot rreth orës shtatë të mëngjesit një grup serbësh patën bllokuar ndërtesën Gjykatës themelore kanë penguar gjyqtarët e EULEX-it të hyjnë në gjykatë. Serbët me eskavatorë e kamionë kanë bllokuar Gjyqin në Mitrovicë