KFOR: Nuk e kemi në plan ta mbyllim Bondsteelin
Prishtinë, 7 maj - KFOR-i ka mohuar publikimet e bëra në disa media kosovare për mbylljen e kampit të Bondsteelit nga amerikanët.
Në një deklaratë për shtyp KFOR-i ka theksuar se publikimet në media janë të pavërteta dhe të pabaza.
Kampi ushtarak Bondsteel do të mbetet i hapur gjatë tërë kohës me strukturën e tanishme, thuhet në deklaratën e KFOR-it.
Gjithashtu aty thuhet se më 4 maj 2011, mediat kanë cituar gazetën serbe Vesti, të publikuar në Gjermani, se forcat turke do të mund të përdornin kampin amerikan Bondsteel pas tërheqjes së forcave amerikane nga ky kamp ushtarak.