22 Dhjetor 2024

KFOR: njëmbëdhjetë vite garantues i paqes dhe sigurisë

Prishtinë, 8 qershor - Para njëmbëdhjetë viteve, më 9 qershor 1999, e ashtuquajtura “Marrëveshje e Kumanovës” është nënshkruar në mes Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe Qeverive të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Sërbisë. Krahas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit së Kombeve të Bashkuara, e cila u miratua më 10 qershor 1999, kjo marrëveshje hapi rrugën për hyrjen e Forcave të Kosovës të udhëhequra nga NATO (KFOR) në Kosovë.

Kjo Marrëveshje Teknike Ushtarake shënoi ndaljen e menjëhershme të armiqësive dhe kontribuoi në ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurtë, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ajo përfshiu kushtet e duhura për zbarkimin e KFOR-it dhe masat e nevojshme për të kontrolluar kufinjtë dhe vijat kufitare me vendet dhe territoret fqinje.

Në këtë pikë, marrëveshja specifikoi nevojën që KFOR-i “të formojë marrëveshje ndërlidhëse me autoritetet vendore të Kosovës dhe autoritetet civile dhe ushtarake të RFJ/Serbisë.” Ajo gjithashtu i dha Komandantit të KFOR-it autoritetin “që pa ndërhyrje apo leje të bëjë atë që ai e vlerëson të nevojshme dhe të duhur (..) për t’i zbatuar përgjegjësitë të qenësishme në këtë Marrëveshje Teknike Ushtarake dhe Zgjidhjen për Paqe të cilën ajo e mbështet.”

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes, KFOR-i ka organizuar takime të rregullta jo vetëm me përfaqësues zyrtarë të Republikës së Sërbisë por edhe të Shqipërisë, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Malit të Zi. Transferi i përgjegjësive tek Policia e Kosovës për kontrollimin e kufirit me Shqipërinë është një nga rezultatet e fundit të këtyre bisedimeve.

Për njëmbëdhjetë vitet e fundit, KFOR-i ka qenë garantues i paqes dhe sigurisë në Kosovë. Me 10 qershor, një ditë pas përvjetorit të 11-të të Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake, KFOR-i dhe zyrtarët Serbë do të mbajnë takimin e 350-të brenda Kornizës së Komisionit të Përbashkët për Implementim në mënyrë që të sigurojë paqe dhe stabilitet në rajon. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)