14 Maj 2024

KFOR nis heqjen e barrikadave, serbët grumbullohen të pengojnë

Mitrovicë, 29 maj - Rreth orës 11 ushtarët e KFOR-it kanë nisur një aksion për mënjanimin e barrikadës në fshatin Rudar të Zveçanit.

Ky veprim është shoqëruar nga alarmi i sirenave të strukturave ilegale serbe në këtë pjesë të Kosovës, me të cilat zakonisht  bëhet me dije popullata se duhet të grumbullohet.

Mediat serbe po njoftojnë se turma serbësh nga pjesa veriore e Mitrovicës po shkojnë në drejtim të Rudarit.

Komandanti i njësisë ushtarake, Joseph Lynch ka zhvilluar bisedime me serbët e pranishëm në tentativë për t’i bindur ata që të hapnin rrugën, por ata kanë refuzuar.

“Pengesa rrugore nuk mund të hiqet pasi për një gjë të tillë nuk vendosin serbët që kanë vendosur barrikadën”, ka thënë kryetari ilegal i Zveçanit, Dragisha Milloviç.

Gjithashtu, Milloviç u ka bërë thirrje ushtarëve të KFOR-it që të largohen, kërkesë kjo që është pranuar nga komandantët e njësisë, të cilët janë kthyer në drejtim të Leposaviçit.

Situata në veri të Kosovës aktualisht paraqitet e qetë por e brishtë, gati të shpërthejë me incidente ndëretnike që shkaktohen kryesisht nga banorët serbë që i binden Beogradit.

Barrikadat në veri të Kosovës janë vendosur vjet nga serbët, në fund të korrikut, kur forcat speciale të policisë së Kosovës, ROSU, u përpoqën të fusnin nën kontroll portat kufitare 1 e 31, përkatësisht pikëkalimet kufitare në Jarinjë e Bërnjak. 

Sipas njoftimeve të medieve të Beogradit sot rreth orës 11 numër i madh serbëshishin grumbulluar te Dudin Kërsh të Komunës së Zveçanit me të marrë vesh se forca të KFOR-it të mekanizuara ndodheshin ter barrikadat.  Njoftohet po ashtu se helikopterët po kontrollojnë hapësirën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)