29 Dhjetor 2024

KFOR, neutral në zgjedhjet serbe

Prishtinë, 3 maj - KFOR do të qëndrojë neutral në zgjedhjet serbe në Kosovë ndërsa do të jetë në gjendje gatishmërie për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt në gjithë territorin e vendit.

Sipas gjeneralit gjerman Erhard Drews në pjesën dërrmuese të vendit në ditët në vijim, përgjegjës për sigurinë do të jenë pjesëtarët e Policisë së Kosovës, ndërkohë që KFOR-i do të ofrojë mbështetjen e duhur atje ku është e nevojshme.

”KFOR-i do të veprojë me dy parime. Parimi i parë është se as nuk do të jetë mbështetës i zgjedhjeve e as nuk do të jetë pengues i zgjedhjeve, por do të jemi neutralë në aspektin e zgjedhjeve.\"

\"Ndërsa sa i përket parimit të dytë, ne do të jemi në gjendje gatishmërie dhe do të përqendrohemi që ta mbajmë një situatë të qetë dhe të sigurt, pa marrë parasysh se në cilën pjesë të Kosovës kanoset rreziku për situatën e sigurisë dhe pavarësisht nga ajo se kush do të jetë shkaktar i përshkallëzimit të situatës.\"

\"Por po ashtu dëshiroj të potencoj se në bazë të gjitha informatave që kemi gjendja e sigurisë në pjesën dërrmuese të vendit do të sigurohet nga forcat policore dhe duhet të kemi besim të plotë”, ka thënë Drews.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)