26 Dhjetor 2024

KFOR në rrugë të mirë për normalizmin e gjendjes

Prishtinë, 28 tetor - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati ka pritur të premten në takim shefin e ri të Detashmentit të KFOR-it në veri, kol. Adolf Conrad, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në veri. Ishte vlerësim i përbashkët se situata është e qetë, mirëpo e tensionuar për shkak të barrikadave të vendosura në rrugët magjistrale, të cilat janë hequr pjesërisht.

Kryetari Kastrati, shprehu respektin për angazhimin e KFOR-it dhe gjithë strukturave të sigurisë që janë duke e mbajtur të qetë situatën. Por tha se duhet më tepër vendosmëri që të krijohen kushte për lëvizje të lirë për të gjithë.

Theksoi se politika e barrikadave nga ana e serbëve është diçka e njohur që është përdorur si strategji prej tyre edhe në Kroaci e Bosnjë, andaj nuk duhet të lejohet një gjë e tillë. “Strukturat paralele serbe dhe grupet kriminale që kanë vendosur barrikadat nuk duhet të lejohen që të kushtëzojnë KFOR-in, EULEX-in dhe as Policinë e Kosovës”.

Në këtë kontekst, kryetari Kastrati tha se atyre duhet t’u bëhet me dije se një gjë e tillë është e papranueshme. “Nëse tolerohen krijohet përshtypja se ata janë në gjendje që të kushtëzojnë gjithçka në veri”.

Tha se lirimi i rrugës vetëm për KFOR-in është i papranueshëm. “KFOR-i duhet të zbatoj misionin që ka për të krijuar kushte për lëvizje të lirë për qytetarët por edhe strukturat e sigurisë pa dallim”.

Në anën tjetër, shefi i ri të Detashmentit të KFOR-it në veri, kol. Adolf Conrad, falënderoi kryetarin për angazhimin e vazhdueshëm që ka të bëj me ruajtjen e një situate të qetë. “Ne jemi mirënjohës për punën tuaj aktive në ruajtjen e qetësisë, meqë është në të mirë të të gjithëve”.

Tha se situata është e qetë, përkundër tensioneve që kanë ekzistuar gjatë ditëve të fundit. “Në përgjithësi situata është e qetë dhe jemi në rrugë të mirë që gjendja të normalizohet në përgjithësi”.

     

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)