KFOR ndihmon zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit në Zveçan
Prishtinë, 25 mars - Që nga ora 21:00 e natës së mbrëmshme, KFOR-i ka operuar në mbështetje të komuniteteve lokale në shuarjen e zjarrit i cili ka ndodhur në Komunën e Zveçanit në afërsi të Manastirit të Sokolicës.
Tre helikopterë që i përkisnin kontingjenteve të Shteteve të Bashkuara dhe atyre Zvicerane kryer mbi 60 fluturime, të koordinuara në terren nga personeli i Detashmentit të Përbashkët Rajonal KFOR-it - Veri (JRD (N)), në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale dhe Brigadës së Zjarrëfikësve të Mitrovicës.
Profesionalizmi i lartë, përkushtimi dhe angazhimi i të gjitha palëve të përfshira në operacione kanë mundësuar ruajtjen e Manastirit dhe rezultatin e suksesshëm të këtij aktiviteti kompleks.
Sipas raporteve të operatorëve në vendngjarje, zjarri pritet të shuhet para perëndimit të diellit.