KFOR mirëpret largimin e barrikadave në Jagnjenicë

Prishtinë, 5 dhejtor - KFOR-i përmes një deklarate për shtyp në lidhje me largimin e bllokadave rrugore në Jagnjenicë ka thënë së mirëpret hapjen e rrugëve në luginën e Zubin Potokut.
Largimi i pengesave nga popullata është kërkuar nga KFOR-i përgjatë disa javëve dhe kjo paraqet një hap para.
KFOR-i në mënyrë që të përshpejtojë aksionin, ka ndihmuar në largimin e zhavorrit duke përdorur bulldozer dhe tenk inxhinjerik.
Megjithatë, KFOR-i nuk i vlerëson aktorët vetëm nga fjalët e tyre por nga ajo çfarë bëhet në të vërtetë.
Deri më sot, për shembull, grumbuj të zhavorrit ende ndodhen në Bërnjak (Porta 31) dhe Jarinje (porta 1) në tërritorin e Sërbisë të cilat e pengojn lirinë e lëvizjes pengojnë së qytetarëve në drejtim të veriut.
Nga dita e sotme, në rrugën ndërmjet Zupçes dhe Zveçanit do të ketë pikë kontrolli të automjeteve të përbashkët ndërmjet KFOR it dhe policisë së KFOR-it Kosovës, në mënyrë që të sigurohet ambient i qetë dhe i sigurtë në luginën e Zubin Potokut.