26 Dhjetor 2024

KFOR merr nën kontrollë bllokadën rrugore në Jagnjenicë

Mitrovicë, 28 nëntor - Misioni i NATO-së në Kosovë KFOR ka bërë të ditur se sot në mëngjes pak pas orës 9:00 me sukses e ka marrë nën kontrollë bllokadën rrugore në Jagnjenicë në komunën e Zubin Potokut.

Largimi i bllokadës rrugore sipas njoftimi të KFOR-it u zhvillua pa incidente.

\"Trupat e KFOR-it vendosën një perimetër sigurie pa interferim të protestuesve. Pas një kohe të shkurtër, demonstruesit u bënë të dhunshëm dhe gjatë veprimeve të tyre agresive pati të shtëna në drejtim të trupave të KFOR-it\", thuhet në njoftim..

Dy ushtarë Gjerman janë plagosur me armë të vogla zjarri ku njëri nga ushtarët ishte Komandant i Batalionit të trupave i përfshirë në largimin e barikadave.

Ushtarët e KFOR-it janë në trajtim mjekësor në Kampin Bondsteel. KFOR-i ka konfirmuar se ata nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

Cisternat me ujë janë ende të pozicionuara dhe janë përdorur për t’i parandaluar
demonstruesit nga reagimet e mëtutjeshme të dhunshme kundër trupave të KFOR-it.

KFOR-i gjithashtu ka konfirmuar përdorimin e izoluar të plumbave të gomës, gazit lotsjellës dhe piper sprejit.

\"Kjo është bërë në vetëmbrojtje si përgjigje ndaj reagimeve të dhunshme të demonstruesve\", konfrimon KFOR.

Pasdite vonë, demonstruesit përdorën fishekzjarre dhe koktej Molotovi kundër trupave të KFOR-it.  Përsëri një numër i ushtarëve të KFOR-it janë lënduar.

Zëvendës Komandanti i Forcave Operacionale Rezervë disa herë ka biseduar me përfaqësuesin e komunës së Zubin Potokut për të gjetur një mënyrë për të qetësuar situatën.

Ky operacion është në përputhshmëri të plotë me kornizën e misionit të KFOR-it e cila pëfshinë përdorimin e të gjitha mjeteve në dispozicion në situata me rrezik për jetën.

Misioni i KFOR-it është që të ofroj një ambient të qetë dhe të sigurtë si dhe të sigurojë liri të lëvizjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)