14 Maj 2024

KFOR me sukses largon një barrikade në Rudarë

Mitrovicë, 1 qershor - KFOR-i ka kryer me sukses largimin e një barrikade në rrethinë të Rudarë në veri të Mitrovicës.

Ky veprim është ndërmarrë për të përmirësuar lirinë e lëvizjes, jo vetëm për KFOR-in por edhe për organizatat ndërkombëtare dhe për të gjithë njerëzit e Kosovës.

KFOR-i gjithashtu konfirmon edhe plagosjen e 2 ushtarëve gjatë operacionit të largimit të barrikadës shkaku i sulmit të dhunshëm ndaj ushtarëve të KFOR-it. Të dy ushtrët janë plagosur nga të shtënat e armëve.

Njëri nga ushtrët e plagosur është evakuar për në spitalin ushtarak në Bondsteel. Në ndërkohë ai është lëshuar nga spitali.

KFOR dënon fuqishëm këtë akt të dhunës.

Veprimet e KFOR-it janë gjithmonë të udhëhequra nga parimi i përdorimit të forcës sa më të vogël që ëshë e mundur. KFOR-i është përgjigjur në vetëmbrojtje sipas rrethanave duke përdorur gazlotsjellës dhe plumba gome.

KFOR-i nuk lejon që situata të përshkallëzohet më tej dhe është ende i gatshëm për të përdorur nivelin proporcional të forcës minimale për të mbajtur një “ambient të qetë dhe të sigurtë” (SASE).

KFOR-i ka vendosur një numër pikash kontrolli të atuomjeteve dhe ka siguruar zonën për arsye
sigurie.

Pikat e kontrollit të automjeteve dhe zonat e sigurisë do të lëshohen sipas zhvillimeve dhe
situatës së përgjithshme të sigurisë.

Misioni i KFOR-it është që të kontribuojë për ambient të qetë dhe të sigurtë (SASE) dhe liri të lëvizjes (FOM) për të gjithë njerëzit e Kosovës. KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë me vendosmëri, maturi dhe paanshëm, në pajtueshmëri të plotë me mandatin që ka.

Kjo është ajo që trupat tona kanë bërë gjatë këtryre 12 viteve të fundit përkundër rrezikt për sigurinë e tyre personale.

\"Inkurajojmë të gjtiha palët që të shmangin lëvizjet e njëanshme, deklarata të dëmshme apo akte të dhunshme.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)